Sulm mes vëllezërve, njëri në spital tjetri në polici
Publikuar:
(25.08.2022 10:10:33)

Të mërkurën është arrestuar një person në Pejë, si shkak që kishte sulmuar vëllain e tij.
Policia e Kosovës, ka raportuar se viktima ka pranuar trajtime mjekësore.
“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Rasti ka ndodhur në orët e pasdites, 17:35./Shqip.com