Sulm kibernetik në sistemin e KPM-së

Komisioni i Pavarur i Mediave ka njoftuar se të mërkurën e 19 janarit, sistemi i KPM-së është goditur nga një sulm kibernetik.
Aktualisht bëhet e ditur se sistemi është jashtë funksionit, duke përfshirë këtu edhe emailat zyrtar.
Në lidhje me rastin, KPM-ja thotë se janë njoftuar institucionet relevante dhe se është duke u punuar për zgjidhjen e këtij problemi, “për çka do të informojmë me kohë publikun”.
“Komunikimi ynë me mediat dhe publikun do të zhvillohet përmes e-mail adresës së përkohshme: [email protected], deri në kthimin e sigurt të adresës zyrtare të KPM-së”, thuhet në komunikatën për media.
“Prandaj referuar gjendjes aktuale, për të shmangur çdo mungesë eventuale komunikimi, ju lutem që të gjitha komunikimet elektronike të dërgohen në adresën e lartcekur”./SHQIP.com