Lajme

Suedia u bë pjesë e NATO-s, Haradinaj: Shpresojmë se tani radhën e ka Kosova

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi Suedia është bërë pjesë e NATO-s.

Haradinaj ka thënë se aleanca tashmë është forcuar akoma më shumë.

Ai ka shtuar se shpreson që “tani radhën e ka Kosova”.

“Aleanca politiko-ushtarake – NATO, u forcua me anëtarësimin e Suedisë si anëtar i 32-të i saj. Shpresojmë se tani radhën e ka Kosova!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

/Shqip.com