Lajme

Suedia e ndihmon ushtarakisht Ukrainën

Suedia është duke planifikuar të mbështesë Ukrainën duke dërguar 50 automjete të blinduara luftarake, si pjesë e paketës së re së ndihmës.

Qeveria suedeze ka deklaruar se paketa “përbëhet nga granatahedhës me municion, municion kundër armaturës, pushkë automatike dhe mjet luftarak për pastrimin e minave 90 (CV90) me municion dhe raketa 57 (NLAW)”.

Ndihma e re ushtarake, e cila gjithashtu përbëhet nga një sistem artilerie Archer, do të jetë me vlerë 419 milionë dollarë dhe është paketa më e madhe e mbrojtjes që Suedia i ka dhënë Ukrainës deri më tani, sipas deklaratës.

Zëvendëskryeministrja suedeze Ebba Busch gjatë një konference për shtyp u shpreh se Ukraina do të pajisjet me 50 automjete ushtarake të këmbësorisë CV90.

“Mjeti luftarak 90 është prodhim suedez dhe konsiderohet si një nga mjetet luftarake më të mira në botë, dhe ne po i dërgojmë ato në një sasi që e dimë se do të bëjë ndryshim”, tha Busch.

Megjithatë ende nuk është bërë e ditur se sa sisteme arteliere Archer do dërgojë Suedia për në Ukrainë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nuk ka harruar të falënderojë Suedinë për mbështetjen e sa. Nëpërmjet një posti mi në Twitter, ai ka shkruar: “Sinqerisht mirënjohës për Qeverinë e Suedisë dhe homologun tim për paketën e re të ndihmës ushtarake. CV90 IFVs, obusët vetëlëvizës Archer dhe ATGM-të NLAË janë armë të fuqishme që ushtrisë ukrainase i duhen për të çliruar tokën tonë nga pushtuesi rus. Së bashku për një fitore të përbashkët!”, raporton CNN.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleskii Reznikov falënderoi gjithashtu homologun e tij suedez Kristersson, ministrin suedez të mbrojtjes Pål Jonson për “paketën e 10-të të ndihmës për sigurinë” për Ukrainën.

“Luftëtarët tanë do të zotërojnë shpejt artilerinë dhe automjetet,” ka shkruar Reznikov në një postim në Twitter.

/Shqip.com