“Stupcat” marrin një vendim të rëndësishëm për karrierën e tyre
Publikuar:
(25.12.2021 12:26:00)

Grupi humoristik “Stupca”, kanë marrë një vendim të rëndësishëm në karrierën e tyre, pasi ata kanë vendosur që të pauzojnë për një kohë.
E gjithë kjo lidhet me angazhimet personale të aktorëve, sipas burimeve të Prive.
Angazhimi i Vedatit në kinematografinë turke e ka bërë të veten, duke bërë që ai të mos ketë kohë për angazhimet në Kosovë.

Siç bëhet e ditur, ai do të jetë pjesë e historisë së jetës së ‘Elif Ana’, që lindi në lagjen Pazarcık të Kahramanmaras në vitin 1908 dhe që u bë e famshme për ndihmën ndaj njerëzve.
Stupcat arritën kulminacionin e famës në vitin 2010 kur hynë si garues në Reality Showin e Famshëm “V.I.P Shpija e Kosovës” ku qëndruan një muaj dhe me batutat dhe skeqët e tyre argëtuan publikun shqiptar./SHQIP.com