Lajme

Studimi i ri: Një në tre fëmijë në Kosovë kanë probleme me shikim

Foto ilustruese

Një studim nga “Vision Impact Institute” dhe “ESSILORs Vision for Life”, organizata botërore, së bashku me Institutin Kërkimor Ed Guard, tregon se një në tre fëmijë në Kosovë kishin vështirësi të shihnin dërrasën e zezë në klasën e tyre, transmeton Shqip.com.

Sipas këtij studimi, rezultatet tregojnë se fëmijët me shikim të dobët janë në rrezik më të lartë dhe për të zhvilluar simptoma paaftësie sesa fëmijët me shikim të mirë.

Foto ilustruese.

Tutje, në këtë studim tregohen edhe disa nga simptomat që paraqesin fëmijët me shikim të dobët, ku ndër to janë edhe dhimbjet e kokës, ndryshimi i sjelljeve fizike gjatë studimit: ata i afrohen librit, vezullojnë sytë, etj.

“Këta fëmijë: Shpesh raportojnë dhimbje koke dhe shqetësime në sy (sytë e lodhur, kruajtje, djegie) dhe ndryshojnë sjelljen e tyre fizike gjatë studimit: ata vezullojnë sytë, i afrohen librit, mbështeten në kyçin e dorës ose ulen në tryezën e parë. Aftësia e tyre për të mësuar (leximi, shkrimi, bërja e detyrave të shtëpisë) ka më shumë gjasa të dëmtohet sesa fëmijët me shikim të mirë, dhe ata kanë më shumë vështirësi në stërvitje.

Ndihen të pakëndshëm duke luajtur me të tjerët dhe të frustruar kur shikimi i dobët i pengon ata të bëjnë detyrat e shtëpisë”, raporton Presseportal.

Lexo edhe:
Sigurimi shëndetësor për policët ende mbetet premtim në letër

Drejtoresha e këtij Instituti për Evropë, Eva Lazuka-Nicoulaud, tha se ky hulumtim nuk trajton jo vetëm problemet me fëmijët me shikim të dobët gjatë studimit, por edhe efektet psikosociale që ndikojnë në mënyrën se si fëmijët të ndërveprojnë me bashkëmoshatarët.

“Ky hulumtim është një përpjekje e rëndësishme bashkëpunuese, pasi trajton jo vetëm problemet me fëmijët me përvojë të dobët të shikimit gjatë studimit, por edhe efektet psikosociale që ndikojnë në mënyrën se si fëmijët mësojnë të ndërveprojnë me bashkëmoshatarët e tyre dhe mjedisin e tyre”, thotë ajo.

“Vision Impact Institute” është organizatë botërore e cila financohet nga “ESSILORs Vision for Life”, kompania kryesore në botë për kujdesin e syve./SHQIP.com