Studentja sulmohet nga qentë endacakë para Fakultetit Juridik
Publikuar:
(16.04.2022 18:49:42)

Një studente e Fakultetit Juridik është sulmuar nga qentë endacak. Flora Halimi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka treguar deri sa ishte duke shkuar për në Fakultet është sulmuar nga qentë endacak.
“U nisa për në fakultet, mbarova në Qendër të Mjekësisë Familjare! Falë Zotit, iu shpëtova kafshimeve të qenve endacakë, por jo edhe lëndimeve që i mora si pasojë e përpjekje për të ikur nga ta”, ka shkruar Flora Halimi në Facebook.
Ajo tha se po cenohet integriteti fizik e mental, pasi, sipas saj, komuna dhe shteti janë duke qëndruar indiferentë ndaj këtij rreziku që po kanos jetën e qytetarëve./Shqip.com