Stresi reagon pas kritikave se nuk mbështeti shokun e vjetër: Ju betohem për familjen se…

Reperi Noizy është përfshirë në një sherr me një ish-anëtar të TBA-së.
Flasim për Cllevion, me të cilin kishin pasur një sherr verbal para disa ditësh madje kishin shkëmbyer edhe mesazhe.
Pas kësaj ka pasur edhe reagime të shumta në mesin e tyre edhe Stresi-ky I fundit tashmë ka reagulluar marrëdhëniet me Noizyn.
Reperi e ka përkrahur në një status atë dhe me pas ka marrë Kritika të shumta, pasi kohë më pari ai ka pasur një miqësi të gjatë me Cllevion, me të cilin ka patur disa mosmarrëveshje ditët e fundit.
Stresi tashmë pas kritikave që ka marrë ka reaguar përsëri duke e quajtur Cllevion “gango budalla”, derisa betohej se nuk ka pasur asnjë lloj ndikimi në këtë çështje.

“Po t’ju tregoj telefonin tim, do shihni 8 mijë video të tilla. Mua nuk më intereson. Ku bëhet sherr unë shoh punët e mia dhe iki. Unë nuk kam sherre me repera, kam sherre të rënda. Me djem babaxhana që i vlerësoj dhe më vlerësojnë. Cllevio është gango pa merak. Ka për të ngelur gango, por gango budalla. Nëse kam 1% ndikim në këtë gjë Zoti ma çoftë te familja ime. Se po ju bëj be në familjen time. Nuk kam bërë asnjëherë kështu gjërash në shoqëri. Kurrë në jetë nuk kam bërë budalliqe me shoqërinë.”- shprehet Stresi në një reagim publik në rrjetet sociale.
Ndërkohë, Cllevio është arrestuar nga policia pasi në momentin e ngjarjes duhet të ishte në arrest shtëpie. Ai kishte qenë i arrestuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./SHQIP.com