Rozë

Stresi i propozon martesë Keisit

Reperi, Stresi,

Stresi mbrëmë ka thënë se është shumë i penduar edhe dëshiron që gruaja e tij të rikthehet.

Kjo deklaratë u dha gjatë kohës sa ai ishte duke u rrëfyer në Big Brother VIP Albania.

“I kërkoj falje shpirtërisht, nuk jam sjellë mirë me të. Ajo mka trajtu mu si mbret, unë nuk jam trajtu mirë me të, si mbretëreshë”, tha Stresi.

Ndërsa, sot një video është bërë virale në TikTok, ku shihen Artani, Stresi dhe Mc Beka.

Përmes kësaj video Artan Thaçi i kërkoi Keisit, ish bashkëshortes së Stresit ta falë atë.

“E dashura Keisi, po të pret një djalosh me një dhuratë në dorën time, kjo është unaza. Mendo, Stresi është këtu, ti je atje. Stresin presim me ardh me marrë te dera”, u shpreh Artani.

Ndërsa ta thanë se ai e pret atë të dera.

Se si do të jetë reagimi i saj, mbetet për tu parë.

/Shqip.com