Rozë

Stresi anulon mbrëmjet muzikore, kjo është arsyeja

Rap-artisti i njohur nga Shqipëria, Arkimed Lushaj-Stresi së fundmi ka marrë një vendim të ri sa i përket karrierës.

Nëpërmjet një postimi të hedhur në InstaStory, ai bën me dije se ka anuluar të gjitha aktivitetet muzikore.

35-vjeçari i ka kërkuar falje publikut, ndonëse tutje sqaron se ka nevojë për qetësi.

“I kërkoj ndjesë publikut, i kërkoj ndjesë të gjithë klubeve ku do performoja por anuloj çdo aktivitet timin kam nevojë për qetësi”, tha ai.

Kjo duket se ka të bëjë me një periudhë të pacaktuar dhe besohet se për çdo të re do të njoftoj me kohë.

Ai edhe këtë vit ka qenë shumë i angazhuar me një sërë koncertesh përreth trojeve shqiptare.

E po ashtu edhe me projekte të shumta muzikore të cilat janë pëlqyer mjaft nga fansat./Shqip.com