Strategjia sekrete e Kate Middleton në zgjedhjen e veshjeve

Kate Middleton është një nga ikonat e stilit të familjes mbretërore britanike.
Modestinë e saj në veshje e kanë vënë re pothuajse shumë stilistë dhe dizajnerë, madje, pasioni i saj për veshjet e ricikluara është i njohur që dhjetë vjet më parë.
Megjithatë, jo të gjithë e dinë se Dukesha ka një strategji ‘sekrete’ në zgjedhjen e veshjeve: kur gjen një veshje që i shkon, e merr në dy variacione të ndryshme ngjyrash.
Look-u i Krishtlindjeve të Kate Middleton i mahniti të gjithë, pallto e kuqe me fjongo dhe këpucë të kuqe. Por fansat më të zjarrtë të dukeshës e njohën: është i njëjti model me atë të veshur në funeralin e Princit Philip, që mban firmën e Catherine Walker. Në atë rast, natyrisht ishte e zezë. Dhe ky nuk është një rast i vetëm, duke gërmuar nëpër gardërobën e dukeshës mund të shihni shumë veshje ‘dyshe’, shkruan revista Living.

Kate Middleton blen të njëjtin fustan në dy ngjyra të ndryshme


Dukesha ka një strategji të ngjashme për modelet e saj të preferuara; i posedon në dy variante, në dy ngjyra të ndryshme që i vesh të paktën në distancën kohore të një viti.
Në këtë mënyrë ajo ndërton një gardërobë lehtësisht të identifikueshme, ndërsa ndryshon ngjyrat.