Lajme

Sterilizimi/ SPAK përfundon hetimet, 8 të pandehur – akuza do i komunikohet edhe Ilir Beqajt

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion përfundon hetimet për dosjen “Sterilizimi”.

Sot kryhen procedurat, ku SPAK i komunikon akuzën të arrestuarve Klodjan Rjepaj, Ilir Rrapaj, Saimir Kadiu, Marsela Serjana, Arben Gjata, Naile Ajazi, Genc Byrazeri dhe Petri Mersini.

Më pas dosja i referohet GJKKO, e cila do vendosë nëse do e kalojë atë për gjykim, do pushojë çështjen, apo nëse do ia rikthejë SPAK për plotësimin e dosjes.

Akuza e “shpërdorimit të detyrës” do i komunikohet të hënën ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

/Shqip.com