Lajme

Statovci: U mbyll sesioni pranveror i Kuvendit, u miratuan 87 projektligje dhe 18 marrëveshje ndërkombëtare

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje nga Lista Guxo, Jeta Statovci ka thënë se sesioni pranverorë i vitit 2022 është sesioni me më së shumti projektligje të miratuara në historinë e Kuvendit.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se është mbyllur sesioni pranveror i Kuvendit të Kosovës, në të cilin janë miratuar 87 projektligje dhe 18 marrëveshje ndërkombëtare.

“Sot u mbyll sesioni pranveror i Kuvendit të Kosovës . Ajo që duhet theksuar është se ky sesion pranveror – pra i vitit 2022, është sesioni me më së shumti projektligje të miratuara në historinë e parlamentarizmit të Kuvendit – gjithsej janë miratuar 87 projektligje, prej tyre 18 marrëveshje ndërkombëtare”, shkroi Statovci.

Kuvendi i Kosovës

Ajo tha se deri më tani në Kuvend janë proceduar 159 projektligje dhe 147 janë të propozuara nga Qeveria.

“Deri me tani, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, janë proceduar 159 Projektligje, prej tyre nga Qeveria 147, ndërkaq 11 projektligje janë propozuar nga Kuvendi”.

Sot është mbajtur seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës para se të shkohet në pushime verore./Shqip.com