Lajme

Stano veçon katër pika që lidhen me veprimet e Policisë së Kosovës në Veri

Peter Stano, zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE)
Peter Stano, zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE)

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka shpërndarë reagimin e sotëm ndaj veprimeve të Policisë së Kosovës në Veri.

Ai në profilin e tij në platformën “X” ka numëruar katër problematikat që thotë t’i ketë operacioni i fundit në Veri të Kosovës e që lidhet me dinarin.

Stano ka thënë se operacioni çon në eskalim, është kundër frymës së normalizimit dhe pengues i vazhdimit të negociatave dhe tregon që Kosova prioritet i ka veprime e njëanshme dhe të pa koordinuara sesa bashkëpunimin.

“Operacioni policor në Veri: është esakalues, është kundër frymës së normalizimit, pengon vazhdimin e negociatave dhe provon përsëri, që autoritetet e Kosovës kanë prioritet veprimet unilaterale, të pakoordinuara sesa bashkëpunimin”, ka shkruar Stano.

/Shqip.com