Lajme

Stano: Kosova s’ka sjellë raport për hetimet nga sulmi në Banjskë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në një konferencë për media ka folur lidhur me atë pse Bashkimi Evropian nuk ka ndërmarr masa ndaj Serbisë lidhur me sulmin në Banjskë, që ka ndodhur më 24 shtator 2023

Stano në këtë konferencë sulmit të 24 shtatorit në Banjskë i është referuar si incident.

“…Në lidhje me hetimin. Fillimisht, hetimi duhet të bëhet nga autoritetet kosovare dhe nëse po i referoheni incidentit në Banjskë, të 24 shtatorit, kjo është diçka që ka ndodhur në territorin e Kosovës. Autoritetet kosovare janë përgjegjëse për hetimin dhe ofrimin e një raporti të plotë”, tha Stano.

Ai tutje shtoi se një raport i tillë nuk është ende dhe nuk mund të vazhdojnë pa i pasur raportin e hetimit.

/Shqip.com