Lajme

“S’po shkohet n’shkollë” nxënësit nga Kosova organizojnë marsh

Marsh nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës

Në 29 qytete të Kosovës, sot do të bahet protestë e organizuar nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK) me moton “S’po shkohet në shkollë”.

Këshilli i Nxënësve ka bërë të ditur se nga kjo protestë synojn të fuqizojë zërin e të gjithë nxënësve të shkollave të mesme të Republikës së Kosovës duke e paraqitur realitetin shqetësues me të cilën nxënësit ballafaqohen në baza ditore.

“Cilësia e arsimit, përmbajtjet mësimore, sjelljet e profesorëve, infrastruktura e institucioneve shkollore si dhe fenomenet negative prezentë me të cilat përballen nxënësit e shkollave tona janë vetëm disa prej pikave të cilat na kanë shtyrë të marrim një hap të tillë.

Prandaj ju bëjmë thirrje të gjithë nxënësve, prindërve, organizatave dhe çdo individi që solidarizohet me këtë mesazh të na bashkëngjitet në këtë marsh.

Heshtja nuk është zgjidhje! T’i kthehet vëmendja ARSIMIT!”, thuhet në reagim./Shqip.com