Sport Ndërkombëtar

Spanja nuk përmbahet, “çmonton” Kroacinë në pjesën e parë

Kroatët janë shfazuar totalisht në 45 minutat e para, ku spanjollët gjenden në avantazh të frikshëm prej 3 golash. 

Spanja e Luis de la Fuente ka arritur të gjejnë të parët rrjetën në “Olympiastadion”, të Berlinit, duke arritur t’i shpëtojnë dominimit disa minutësh, të rivalëve kroatë, të cilët patën disa raste shënimi.

Një kundërsulm vrastar i Spanjës është finalizuar më së miri nga Alvaro Morata, me “bomberin” spanjoll, i cili niset drejt portës kundërshtare dhe përballë portierit Livakovic nuk gabon, duke çuar topin në rrjetë.

Mirëpo nuk ka mbaruar me kaq, pasi vetëm 3 minutë më vonë “fantazisti” i mesfushës, Fabian Ruiz ka arritur të ndëshkoj Kroacinë, duke dyfishuar shifrat.

/Shqip.com