Lajme

SPAK nis hetimet për tunelin e Llogarasë, sekuestrohen dhjetra dokumenta të tenderit!

SPAK nis hetimet për abuzimet me tenderin për ndërtimin e tunelit te Llogarasë.

Prokurori i Posaçëm Dritan Prenci ka urdhëruar sekuestrimin e dokumentave të shoqërisë, Hill International N.V.

Zyrat e kësaj kompania ndodhen në një nga kullat në Tiranë dhe hetuesit po bëjnë sekuestrimin e dosjeve.

Për tunelin e Llogarasë ish-zv.kryeministri në arrati ka deklaruar se bëhet fjalë për një aferë korruptive ku është implikuar dhe kryeministri, Edi Rama.

/Shqip.com