Rozë

Sozia e Mozzikut tregon se çka i tha reperi pasi e pa

Mozzik dhe Herolind Isufi

Ngjashmëritë e personave të thjeshtë më ndonjë personazh të njohur për publikun sjellin vëmendje të madhe.

E tillë është edhe ngjashmëria e Herolind Isufi nga Gjilani, por që jeton në Paris, i cili së fundi ka marrë vëmendje të madhe nga ngjashmëria me reperin,  Mozzik.

E gjithë kjo erdhi pasi Herolindi është një nga personazhet më të ndjekura në Tik Tok.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi se fansat e ndalojnë rrugës, madje i kërkojnë edhe foto sepse i duket si Mozzik.

Madje, Herolindi ka zbuluar se në një moment i ka shkruar edhe vetë reperi, duke i bërë një koment plot humor.

“Prej dy vitesh më kanë thënë je si Mozziku dhe kur kam qenë këtë verë në Kosovë në çdo vend që kam hyrë më kanë thënë të gjithë je Mozzik, po ashtu edhe në Shqipëri. Kanë dashur të bëjnë foto me mua, edhe unë i thosha nuk jam Mozzik, po nuk i interesonte”.

Ai ka treguar se ka marrë një koment nga reperi i njohur nga Ferizaj në TikTok dhe i ka thënë: “Mozzik a je ti vëlla, duke qeshur?”.”

Sa i përket jetës private, ndryshe nga Mozzik, Herolindi nuk merret me muzik, edhe pse është vetëm 24 vjeç, ai punon në një fabrikë.

“Unë punoj me një fabrikë të prodhimit të dyerve dhe dritareve, unë kam 15 vite që jetoj jashtë Shqipërisë”.

Ai më tej, ka thënë që nuk e ka në plan që t’i hyjë muzikës, si dhe ka treguar që është single./SHQIP.com