Sot varroset Papa Benedikti

Vetëm nivelet e larta të qeverisë italiane dhe gjermane janë të ftuar zyrtarisht në varrimin e Papa Benediktit. Kjo sepse kur Benedikti dha dorëheqjen, ai pushoi së qeni kreu i shtetit të qytetit të Vatikanit dhe si i tillë nuk do të ketë funeral shtetëror.
Megjithatë, shumë mbretër dhe udhëheqës evropianë do të marrin pjesë në një kapacitet privat, duke përfshirë Mbretëreshën spanjolle, Sofia dhe mbretin e Belgjikës, Philippe me gruan e tij Mbretëreshën, Mathilde.
Në Romë për të nderuar do të udhëtojnë edhe krerët e shteteve të Polonisë, Sllovenisë, Portugalisë dhe Hungarisë, si dhe ministri i Brendshëm francez, Gerard Darmanin.
Një nga klerikët katolikë të rangut më të lartë të Azisë, kardinali Joseph Zen, thuhet se është lejuar nga autoritetet kineze të marrë pjesë në funeralin e Benediktit.
90-vjeçari u arrestua majin e kaluar për shkeljen e ligjit të sigurisë kombëtare të Kinës në vazhdën e protestave pro-demokracisë në Hong Kong.
Mitropoliti Anthony do të përfaqësojë Kishën Ortodokse Ruse, raporton BBC.
Dhe, sigurisht, më shumë se 400 peshkopë dhe 4000 priftërinj do të marrin pjesë gjithashtu.
/Shqip.com