Sot rivarrosen mbetjet mortore të shtatë personave të zhdukur, viktima të masakrës së Krushës

Sot në Krushë të Vogël të Prizrenit, pritët të bëhet rivarrosja e shtatë viktimave të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Pikërisht me 26 mars, në përvjetorin e 23 të Masakrës së Krushës.
Ceremonia pritet të filloj nga ora 12 dhe pjesëmarrës do të jenë një numër i madh i qytetarëve.
Ndër ta edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me Kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, do të marrin pjesë.
Kurti dhe Konjufca pritet të bëjnë edhe homazhe në nderim të të rënëve.
Në këtë ceremoni i pranishëm do të jetë edhe Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj.
Rivarrosja e mbetjeve mortore të shtatë viktimave të luftës, është bërë me kërkesë të familjeve dhe me përkrahje institucionale.
Procedurat administrative të dorëzimit të mbetjeve mortore të shtatë viktimave të luftës, që ishin në Listën e Personave të Zhdukur janë kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Shqip.com