Lajme

Sot pritet të nis testimi i nxënësve për Pisa

ARCHIV - SYMBOLBILD - Sch¸ler der neunten Klasse malen in einem Gymnasium in Straubing (Niederbayern) das Wort ´PISAª auf eine Tafel (Archivfoto vom 23.06.2010). Foto: Armin Weigel/dpa (zu dpa-Jahresr¸ckblick vom 13.12.2013) +++(c) dpa - Bildfunk+++

Gjatë ditës së sotme pritet të nis testimi i nxënësve për Pisa.

Këtë e ka konfirmuar për Shqip.com, Fatmir Elezi nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Elezi ka thënë se sot ky testim pritet të nis në katër qytetet të Kosovës.

‘’Sot pritet të nis në qytetin e Ferizaj, Pejës, Kaçanikut, dhe Gjakovës, ndërsa gjatë ditëve tjera pritet të zhvillohet edhe në qytetet tjera të Kosovës. Testimi nis në ora 11:00, në përjashtim të Prishtinës, ku testimi nis në ora 10:00’’ ka thënë Elezi për Shqip.com

Po ashtu Elezi ka bërë të ditur edhe moshën e nxënësve që pritet ti nënshtrohen testimit.

Testimi

‘’Ky testim pritet ti përfshijë nxënësit që kanë lindur nga 1 janari deri me 31 dhjetor të vitit 2006’’ ka thënë Elezi.

Po ashtu Elezi ka bërë të ditur se rezultatet e testimit pritet të dalin vitin e ardhshëm.

Numri i nxënësve që pritet ti nënshtrohet testimit është 7000./Shqip.com