Lajme

Sot organizohet mbledhje komemorative në nderim të veprës së Nazmi Mikullovcit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, organizon të shtunën (sot) mbledhje komemorative në nderim të veprës së ish-drejtorit të Trepçës, Nazmi Mikullovci.

Sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës, mbledhja komemorative pritet të mbahet në Amfiteatrin e ri të Bibliotekës Qendrore Universitare të Universitetit të Prishtinës, me fillim nga ora 16:00.

I ndjeri Nazmi Mikullovci u nda nga jeta një ditë më parë, ndërsa jetën dhe veprën e tij e kujtuan krerët shtetëror: Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca e kryeministri Albin Kurti.

Kurti tha ndër të tjera se emri i Mikullovcit mbetet i lidhur përjetësisht me Kosovën, ekonominë dhe industrinë e saj.

/Shqip.com