Sot nënshkruhet marrëveshja prej 55 milionëve për energjinë e pastër
Publikuar:
(20.12.2022 08:25:56)

Shteti i Kosovës pritet të përfitojë 55 milionë euro për dy projekte për energji të pastër.
Kështu kishte bërë të ditur, Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve Hekuran Murati, rreth një javë më parë.
E sot kjo pritet të bëhet edhe zyrtarisht kur pritet të nënshkruhet Marrëveshja e Huasë dhe Grantit për Projektin “Solar për Kosovën – Ngrohje Qendrore”.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Financave përmes një njoftimi.
Në këtë ceremoni pritet të marrë pjesë edhe Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.
/Shqip.com