Sot mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së
Publikuar:
(26.05.2023 08:33:58)

Sot do të mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ku pritet të vendoset për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme.
Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së nis në orën 16:00.
Ky takim vjen pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së e cila u zhvillua të mërkurën, ku u diskutua për të njëjtën çështje.
Aty u vendos që zgjedhjet e brendshme të partisë të nisin më 1 qershor.
Kujtojmë se zgjedhjet e fundit të rregullta të këtij subjekti politik janë zhvilluar në vitin 2019, ku Lumir Abdixhiku mori drejtimin e partisë nga Isa Mustafa.
/Shqip.com