Sot mblidhen katër komisione parlamentare

Sot gjatë ditës së mërkurë pritet që të mbidhen katër komisione parlamentare.
Komisioni për Buxhet do të bëjë shqyrtimin e Raporteve Vjetore Financiare të Akademisë së Drejtësisë.
Krahas kësaj, ky komision do të bëjë shqyrtimin e raportit vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik dhe atë të Autoritetit të Aviacionit Civil.
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji dhe Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport do të bëjë shqyrtimin e Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2023.
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit do të bëjë shqyrtimin e disa projektligjeve dhe kërkesave buxhetore për vitin 2023.
Ndërsa, së fundi Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike do të intervistojë drejtorë dhe ish-drejtorë të KEDS-it dhe KESCO-s.
Vlen të theksojmë se dy komisionet parlamentare të parat do të fillojnë nga ora 10:00 ndërsa, dy të fundat nga ora 13:00.
/Shqip.com