Lajme

Sot mbahet seancë statusore për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin

Foto nga gjykimi i Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit
Foto nga gjykimi i Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë pritet të mbahet seancë statutore për ecurinë e çështjes lidhur me rastin e Kadri Veselit, Hashim Thaqit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Kjo konferenca mbi ecurinë e çështjes gjyqësore parashihet me rregullën 96 të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK).

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Theksojmë se më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar në Gjykatën Speciale një aktakuzë të re, të ndryshuar, ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit  si dhe ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Në aktakuzën e re, prokurori Jack Smith ka përfshirë disa krime të pretenduara në Suharekë dhe Gjilan, për të cilat akuzohen ish-krerët politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi si dhe Salih Mustafa janë ndër udhëheqësit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjykatën Speciale në Hagë

Dy ditë më parë Gjykata Speciale ka dënuar Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinaj me 4 vjet e gjysmë burgim./Shqip.com