Lajme

Sot kryesisht mot i ftohtë, parashihen ngrica

Ilustrim.

Të enjten do të mbajë kryesisht mot i ftohtë, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas njoftimit, në mëngjes dhe gjatë natës parashihen ngrica, andaj është apeluar te ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar në trafik.

Kurse, temperaturat minimale do të lëvizin mes -8 deri -5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin mes 1-2 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, por më i ftohët. Në mëngjes dhe gjatë natës parashihen ngrica, prandaj apelohet te ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar në trafik.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim./SHQIP.com