Sot hapet tuneli i Llogarasë, Rama: Do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut
Publikuar:
(05.07.2024 09:18:58)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga tuneli i Llogarisë, që do të hapet këtë të premte.
Në një postim në facebook, kreu i qeverisë thotë se është një vepër historike që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut.
“Mirëmëngjes dhe me tunelin e Llogarasë, një nga veprat historike që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
/Shqip.com