Sot është Dita e Forcave të Armatosura Shqiptare, uron Haradinaj
Publikuar:
(04.12.2022 12:17:17)

Sot është Dita e Forcave të Armatosura Shqiptare me ç’rast ka shfrytëzuar rastin për urim kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se FASH si pjesë e NATO-s, kontribuojnë për paqe në misione të ndryshme në botë.
“Urime Ditën e Forcave të Armatosura Shqiptare! Në këtë përvjetor, kujtojmë me respektin më të madh të gjithë ata që kontribuan për krijimin dhe fuqizimin e Ushtrisë Shqiptare. Sot, Forcat e Armatosura Shqiptare si pjesë e NATO-, kontribuojnë për paqen në misione të ndryshme në botë”, shkroi Haradinaj.
Vlen të theksohet se Shqipëria është pjesë e NATO-s dhe misioneve të KFOR-it që nga viti 2009.
/Shqip.com