Sot do të mblidhet Qeveria
Publikuar:
(10.11.2021 08:27:20)

Të mërkurën, ora 10:00 – do të mblidhet Qeveria e Kosovës.
Kështu thuhet në njoftimin e ekzekutivit kosovar.
Nuk janë theksuar temat për të cilat do të diskutohet apo votohen.
Ditëve të fundit, Kurti bashkë me gjithë kabinetin e tij qeveritar i kanë ofruar mbështetje kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitisë.
Madje, Kurti ka kërkuar nga ministrat e tij që përmes videos të tregojnë për formën me të cilën do ta mbështesin Arben Vitinë.
Kjo metodë po kritikohet nga opozita – të cilët thonë se “Kurti do të iu jap përparësi komunave të cilat drejtohen nga VV”. /Shqip.com