Sot do ketë shi dhe borë
Publikuar:
(07.12.2023 10:48:53)

Në viset e larta parashihet të bie borë me intensitet të dobët, derisa në viset e ulëta parashihet shi i përzier me borë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.
/Shqip.com