Sot Dita e Forcës

Me rastin e shënimit të Ditës së Forcës, Forca e Sigurisë së Kosovës do të organizojë “Ditën e Hapur”.
Ky organizim do të mbahet duke filluar nga ora 10:00.
Manifestimi qendror do të jetë në Kazermën “Adem Jashari”, ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë.
Në të njëjtën ditë, në të gjitha kazermat e FSK-së si në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin, para qytetarëve të pranishëm do të ekspozohen dhe demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake e FSK-së të shoqëruara edhe me aktivitete tjera, thuhet në njoftimin zyrtar.
Në dhjetor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës ndryshoi mandatin e FSK-së dhe në bazë të ndryshimeve ligjore, parashihet që kjo forcë në një periudhë prej 10 vjetësh të ketë kapacitete të plota ushtarake.
Përgjegjësitë e reja të FSK-së kanë të bëjnë me ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, qytetarëve, pronave dhe interesave të Republikës së Kosovës, si dhe mbështetje ushtarake për autoritetet civile dhe pjesëmarrjen në operacionet ndërkombëtare./SHQIP.com