Sot Arifi dorëzon kallëzim penal kundër Këshillit Kombëtar Shqiptar

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka paralajmëruar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës për Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Përmes një reagimi për media, Arifi ka thënë se arsyeja e kallëzimit penal ka të bëjë me ‘keqpërdorimet’ e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ky këshill.
“Të martën në ora 14:00, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Preshevës, bëj dorëzimin e Kallëzimit Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së R. Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptarë”, thuhet në deklaratën e Arifit.
Arifi ka paralajmëruar edhe konferencë për media para ndërtesës së prokurorisë
“Ju ftoj në press-konferencë para ndërtesës së Prokurorisë, ku do të merrni vesh më shumë rreth Kallëzimit Penal, që po dorëzojmë, në lidhje me zhvatjen e mjeteve të taksapaguesve kosovarë përmes konkursit të Këshillit Kombëtar Shqiptarë në Luginën e Preshevës dhe implikimit të Qeverisë së Kosovës”.
/Shqip.com