Sot 27 vjet u mor vendimi për pagëzimin e UÇK-së

Më 17 nëntor 1994 janë pagëzuar njësitë e armatosura të udhëhequra nga Lëvizja Popullore e Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, transmeton Shqip.com.
Ky vendim i Kryesisë së LPK-së para 27 vjetësh erdhi pas analizimit të situatës dhe kërkesave nga terreni.
Po atë ditë u mor edhe vendimi për emërtimin e trupës komanduese më të lartë të saj – Shtabi Qendror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vendimi për fillimin e lëshimit të komunikatave për opinion, njofton KP.
Siç njofton Emrush Xhemajli – ish sekretar i përgjithshëm i LPK-së nga viti 1987 deri më 1998 me anë të një postimi në Facebook, komunikata e shkruar po atë ditë mban numër 11, shifër kjo që paraqiste numrin e veprimeve ushtarake të deriatëhershme të njësive të saja të armatosura. /Shqip.com