Sony prezanton modelin Xperia 10V

Kompania japoneze ka prodhuar telefonin e mençur më të lehtin e bërë deri më tani.
Ky telefon vjen i fuqizuar nga Snapdragon 695 dhe kombinohet me memorien 6GB/128GB. Hapësira ruajtëse mund të zgjerohet me karta microSD.
Ekrani OLED prej 1080p është ende 6.1 inç në diagonale, por Sony thotë se është 1.5x më i ndritshëm se më parë.
Ekrani mbrohet nga Gorilla Glass Victus, por pjesa e pasme dhe kornizë, janë ende plastike.
Përmirësimi tjetër i dukshëm është kamera kryesore, ku Xperia 10 V vjen me një sensor 48MP 1/2.0″ me pikselë 0.8µm dhe lente f/1.8 me stabilizim optik të imazhit.
Krahas tij ndodhet kamera tjetër telefoto prej 8MP. Shtrirja e telefotos është 2x, ndërsa ultra i gjerë prej 120 gradë.
Kamera selfie është 8 MP.
Xperia 10 V merr energji nga një bateri 5000 mAh, e cila premtohet të mbajë të paktën 80% kapacitet pas tre vjetësh.
Karakteristika të tjera të dukshme përfshijnë rezistencën ndaj ujit dhe pluhurit IP65/68, fole audio 3,5 mm me mbështetje audio Hi-Res dhe një grup altoparlantësh stereo.
Xperia 10 V do të kushtojë 449 euro në Evropë dhe do të dalë në shitje në mes të qershorit.
/Shqip.com