Sony prezanton kamerën e re me shumë pak ndryshime nga paraardhësi

Sony ka prezantuar kamerën e re të quajtur ZV-1 II, i cili është modeli i gjeneratës së dytë.
Modeli i ri nuk sjellë përmirësime të mëdha në krahasim me paraardhësin e tij.
Ndryshimi më i madh vjen në formën e një lente më të gjerë 18-50 mm f1.8-4 krahasuar me lentet 24-70 mm f1.8-2.8 në ZV-1. Megjithatë, lentet e reja nuk janë të stabilizuara optikisht.

Shumica e ndryshimeve të tjera në ZV-1 II në fakt vijnë nga ZV-1F e vitit të kaluar. Kjo përfshin veçori të tilla si lidhësin USB-C, mikrofonin me 3 kapsula dhe një montim trekëmbësh të zhvendosur, si dhe e gjithë pamja dhe grupi i veçorive është huazuar gjithashtu nga ajo kamerë.
Përveç kësaj, ZV-1 II i ri është identik me ZV-1, duke përfshirë të njëjtin sensor, procesor, ekran, stabilizim, fokusim automatik, bateri, veçori foto dhe video.

ZV-1 II kushton 900 dollarë dhe do të jetë në dispozicion në qershor.
/Shqip.com