Lajme

Sondazhi i UBO: Vjosa Osmani e para, Glauk Konjufca i dyti

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca

Është bërë publik një sondazh nga kompania “UBO Consulting”. Në bazë të sondazhit del se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është politikania më e dashur nga ana e qytetarëve të Kosovës.

Pas Vjosa Osmanit në listë radhitët kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.Në pozitën e tretë qëndron kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Osmani doli politikania me notën më të lartë mesatare prej 3,37, ndërsa Konjufca, që radhitet në poziten e dytë ka notë 3,06. Kurti ka notën mesatare 2,98 nga 5, sa ishte maksimumi.

Po ashtu është bërë e ditur edhe radhitja e tre liderëve opozitar.

Në krye qëndron kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me me 2,92 e pas tij vjen Memli Krasniqi me notën mesatare 2,60 e Ramush Haradinaj që ka notë mesatare 2,38.

Si politikani më pak i pëlqyer në popull del të jetë kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj me mesatare prej 2.13./Shqip.com

Foto nga UBO