Lajme

SNF: Serbët e Kosovës ndëshkuan Vuçiqin, kishte kërcënime e blerje votash

Forumi Kombëtar Serb (SNF) ka analizuar votat e serbëve të Kosovës.

Ata kanë konstatuar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk ka shumë mbështetje nga serbët e Kosovës.

“Nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar (94.161), në zgjedhje kanë marrë pjesë vetëm 23.878 ose 25.36%, dhe vetëm nga ai numër Vuçiq ka marrë 17.087 vota ose 71%. Edhe një gjë, nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në Kosovë dhe Metohi, vetëm 17% kanë votuar për Aleksandar Vuçiqin”, thuhet në një deklaratë të këtij forumi.

Sa i përket votimeve të serbëve nga komuna e Prishtinës që funksionojn në sistemin serb, Graçanicë, Çagllavicë, Laplla Sellë, Preoc, Sushicë, Bërnicë, SNF thekson se “Vuçiq përjetoi një debakli të vërtetë”.

“Nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar, të dielën kanë votuar 10,087 prej tyre, vetëm 1,965 qytetarë, ose 19,48%, nga të cilët për Vuçiqin votuan 1,337 ose 68,04%. Prandaj, nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në Prishtinë, Vuçiq ka mbështetjen e vetëm 13.25% të votuesve”.

Në komunën e Lipjanit, që përfshin lokalitetet Novo Naselje, Suvi Do, Skulanevo, Lepinë, Radevë, Donnja Gusterica, Gornja Gusterica, Dobrotin, Livagje, janë regjistruar gjithsej 4937 votues, 1438 prej tyre kanë votuar për Vuçiqin 1119 ose 77,2%.

“Prandaj, vetëm 22,67% e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar kanë votuar për Vuçiqin”, thekson SNF.

Ata thonë se është një histori e veçantë kur bëhet fjalë për votimin e serbëve në rajonin e Mitrovicës.

“Nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar (15,203), kanë dalë 3,055, ose 20%. Nga ky numër, lista e Vuçiqit fitoi 62.52 për qind ose 1910 votues. Pra, nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar, vetëm 12.56% e Mitrovicës kanë votuar për Vuçiqin, më së paku nga të gjitha komunat. Kur është fjala për komunën e Leposaviqit, nga 9734 kanë votuar 3424 qytetarë ose 35% e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar. Në këtë komunë Vuçiq ka fituar 67% ose 2294 qytetarë, ose 23,56% të numrit të përgjithshëm të votuesve. Zveçani ka gjithsej 5801 votues. Prej tyre, 1509 votues shkuan në kutitë e votimit, ose 26%. Dhe në këtë komunë Vuçiq ka marrë 962 vota ose 63,75%, ose 16,58% të numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar”.

Në Zubin Potok, nga 4.389 votues të regjistruar, kanë votuar 1.632 qytetarë ose 37.18%, prej të cilëve për Vuçiqin votuan 1.062 ose 65.07 për qind. Ose nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar kanë votuar vetëm 24,19% e tyre”, theksohet më tej.

Në Fushë Kosovë kanë votuar 626 qytetarë ose 16.95%. Vuçiq fitoi – 71,57% ose 448 vota”. Nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar, Vuçiq ka marrë vetëm 12.13%”.

Në komunën e Shtërpcës janë të regjistruar 5428 votues, shton SNF dhe sipas njohurive të tyre kanë votuar 660 ose 12.15 për qind.

“Vuçiq ka fituar 511 vota ose 77.42 për qind në këtë komunë. Nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar, vetëm 9,41% kanë votuar për Vuçiqin”.

Në Novo Bërdë, sipas tyre, politika e Vuçiqit u mposht në mënyrë katastrofike.

Nga 4194 votues të regjistruar, në votim kanë dalë 551 qytetarë ose 13.1% e tyre. Prej tyre, për Vuçiqin votuan 494 votues ose 84,88%. mirëpo, nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar, vetëm 11,1% kanë votuar për Vuçiqin.

Rezultatet janë të ngjashme edhe në komunat tjera.

Përgjigjen për këtë rezultat të SNS-së në zgjedhje përfaqësuesit e Forumit Kombëtar Serb e shohin në zhgënjimin e votuesve me politikën e Vuçiqit në Kosovë.

“Mund të numëroni në gishta ata që votuan sepse besojnë në politikën e Vuçiqit. Numri më i madh i votuesve “të tij” janë para së gjithash njerëz të frikësuar, të detyruar me kërcënimin se ata dhe familjarët e tyre do të humbasin punën. Kërcënimi kryesor për frikësimin e njerëzve fatkeq u koordinua nga Kopaoniku nga Milan Radoiçiq. Gjithashtu, pothuajse të gjithë votuesit që kanë dalë për të votuar nga SNS kanë marrë nga 10 litra karburant”.

Ata theksojnë se mbi 30.000 punëtorë, disa mijëra pensionistë dhe anëtarë të familjeve të tyre janë në listën e pagave – buxhetin e Serbisë.

“Serbët nga Kosova në pjesën më të madhe e injoruan të padiskutueshëm Aleksandër Vuçiqin dhe kërcënimet e tij”, shtojnë ata në njoftim, duke thënë se Vuçiq ka përjetuar një fiasko, por edhe se serbët i kanë thënë se SNS nuk ka legjitimitet.

/Shqip.com