Sllovenia i kërkon BE-së ta mbajë fjalën për liberalizimin e vizave
Publikuar:
(28.11.2022 20:13:04)

Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që ta mbajë fjalën për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Sipas MPJ-së së Sllovenisë, BE-ja duhet të mbajë premtimin e saj dhe të tregojë se #Ballkani Perëndimor ka një shans realist për të avancuar në rrugë.

“Sllovenia është një avokate e fortë e dhënies së statusit të kandidatit për Bosnjën dhe liberalizimit të vizave për Kosovën dhe e hapjes së kapitujve të rinj me Serbinë dhe Malin e Zi”, thuhet në reagim.
Kjo deklaratë është bërë gjatë takimit të liderëve të Mynihut.
/Shqip.com