Sllovaki: Dy të vdekur pas të shtënave jashtë lokalit LGBT

Dy persona kanë vdekur pas të shtënave jashtë një lokali LGBT në kryeqytetin e Sllovakisë, Bratislavë.
Një person i tretë u plagos në sulmin e së mërkurës në mbrëmje pranë lokalit Teplaren, afër qendrës së qytetit. Autori i dyshuar i armatosur u gjet i vdekur të enjten në mëngjes, tha policia raporton BBC.
Informacioni mbi motivin e tij nuk është bërë i ditur. Megjithatë, mediat lokale raportuan se ai kishte shkruar postime në mediat sociale që tregonin se kishte pikëpamje kundër LGBT-ve dhe hebrenjve.
I riu u identifikua gjithashtu në mediat sllovake si djali i një ish-kandidati për një parti politike të ekstremit të djathtë.
Të enjten, kryeministri Eduard Heger dënoi sulmin, duke thënë se çdo formë e ekstremizmit ishte e papranueshme. Ndërkohë, presidentja Zuzana Caputova u bëri thirrje politikanëve të vendit që të ndalojnë përhapjen e urrejtjes.
Organizatat LGBT të Sllovakisë shprehën tronditjen e tyre për sulmin e rrallë me armë.
/Shqip.com