Lajme

S’kalon mocioni i LDK-së për shkarkim të Bordit të ZRRE-së, Lekaj: Zoti ju vraftë

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj

Komisioni për Ekonomi gjatë mbledhjes sot ka shqyrtuar mocionin e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Ky mocion ka dështuar të kaloi pasi që gjashtë anëtarë të komisionit votuan kundër, ndërsa tre ishin për.

Pas që përfundojnë votimit, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj me humor ka thënë “Zoti ju vraftë”.

LDK-ja me këtë mocion pretendonte se ZRRE nuk e kishte marrë parasysh paralajmërimin për krizë dhe se kishte bërë shkelje e diskriminim ndaj konsumatorëve me vendimin për shtrenjtimin e rrymës.

Sipas deputetëve të LDK-së bordi i ZRRE-së duhet të shkarkohet sa më shpejt, dhe sipas saj nga ky bord janë dëmtuar qytetarët sepse nuk ka qenë transparent./Shqip.com