Lajme

“S’ka asociacion mbi baza etnike”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdon të insistojë se “nuk do të ketë asociacion mbi baza etnike”.

Gjatë një interviste për Deutsche welle”, kreu i ekzekutivit kosovar tregoi se në vitin 2013 “është bërë trysni” mbi deputetët që ajo marrëveshje të ratifikohet.

“Sot i keni në krye të institucioneve njerëzit të cilët në vitin 2013 kanë qenë kundër asaj marrëveshje, ndërsa sot ata tre vetë, Vjosa Osmani, Glauk Konjufca dhe Albin Kurti më 14 shkurt të vitit 2021 kanë arritur fitore plebishitare”, ka thënë Kurti.

Po ashtu – përmendi edhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhjetorin e vitit 2015.

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, kishte rezultuar të shkelte plotë 23 nene të Kushtetutës.

Kurti e ripërsëriti deklaratën që ditë më parë e dha në BBC – pra; kundër asociacionit etknik të cilin e kërkon Beogradi.

Lexo edhe:
Konjufca për mos-ftesën në Samitin e Demokracive: Shpresoj të na ftojnë vitin tjetër

Beogradi po kërkon nga Kosova po ashtu që të përfshihet në “Ballkanin e Hapur”, iniciativë e mbështetur nga Shqipëria dhe Sllovenia.

Por, Kurti e kërko edhe Bashkimin Evropian aty.

“Nëse ne bashkëpunojmë me një Serbi, e cila nuk po ndryshon, kjo nuk do ta ndihmojë ndryshimin e Serbisë, përkundrazi inkurajimin e saj”, deklaroi Kurti teksa fliste për Serbinë rreth “Ballkanit të Hapur”.

Dihet që Serbia e gëzon mbështetjen e Federatës Ruse – mbi këtë Kurti tregoi se javë më parë kanë shpallur dy zyrtarë rusë persona non-grata.

“Meqenëse populli i Kosovës është populli më kundërshtues i politikave dhe qasjes së Federatës Ruse, nga të gjitha vendet tjera të Ballkanit”, vazhdoi ai.

Zgjedhet lokale

Albin Kurti voton

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje është pyetur edhe për balotazhin më 14 nëntor.

Partia në pushtet s’arriti dot ta fitonte ndonjë komunë pa balotazh.

Për këtë Albin Kurti, themelues dhe kryetar i këtij subjekti politik – ka një shpjegim.

Së pari besoj se ka një dallim të madh ndërmjet zgjedhjeve lokale dhe atyre parlamentare dhe duket që tek zgjedhjet lokale ne jemi një raund zgjedhjesh prapa zgjedhjeve parlamentare”.

“Kur kemi hyrë në institucionet e Kosovës si një organizatë civile politike siҫ ishim, ne këtë e bëmë së pari në parlament dhe nëse e shikoni rezultatin e zgjedhjeve, kjo i përngjan Vetëvendosjes së vitit 2019 dhe nuk e kemi Vetëvendosjen e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021”.

“Jemi të parët në nivel republike edhe në këto zgjedhje mirëpo, kemi pritur që të jemi në më shumë komuna në balotazh, jemi në 12 sosh, por këto janë tejet të rëndësishme dhe shpresojmë e urojmë më të mirën për balotazhin e së dielës”, pohoi Kurti. /Shqip.com