Lajme

Situata me Serbinë, Kurti merr mbështetjen e krytarit të Linzit të Austrisë

Albin Kurti - Kryeministër i Kosovës

Kyreministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër nga kryetari i Linzit, Klaus Luger, qytetit të tretë më të madh në Austri.

Luger, ka treguar mbështetje për Kurtin, lidhur me situatën e krijuar në veri, duke dënuar kështu edhe agresionin e Serbisë.

“Nuk mund të jetë në frymën e një shteti modern të mos pranojë një rezultat zgjedhor dhe ta kundërshtojë atë me veprime të dyshimta. Prandaj, unë vetëm mund ta mbështes thirrjen tuaj për kthimin e shtetit të së drejtës në ato zona ku banohen me shumicë serbe dhe ku kryetarët kosovarë tani duan t’u shërbejnë qyteteve”, thuhet në letrën që Luger ia ka dërguar Kurtit, e që ky i fundit e ka publikuar në Twitter.

Kurti, ka falënderuar Luger për mbështjetje ndaj Kosovës “në respektimin e rezultateve të zgjedhjeve dhe sundimin e ligjit në veri, si dhe për dënimin e tij ndaj agresionit të Serbisë, përfshirë rrëmbimin e tre policëve. Solidariteti demokratik europian është thelbësor”, shkroi Kurti në Twitter.

/Shqip.com