Lajme

Situata me pandeminë, Osmani merr mbështetje nga zyrtari i OKB-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe sekretarin e përgjithshëm të OKB-së për BE-në, Azinë Qendrore dhe Amerikë, Miroslav Jenca.

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës – ka pritur në takim Miroslav Janca, ndihmës sekretarin e përgjithshëm të OKB-së për BE-në, Azinë Qendrore.

Në takim me delegacionin e OKB-së, Osmani deklaroi se synimi Kosovës mbetet anëtarësimi në OKB, duke pas parasysh faktin se vendi ynë deri tashti është anëtar në disa agjenci të kësaj organizate.

“Ne siç po punojmë me përkushtim që të anëtarësohemi në NATO, të njëjtën gjë po e bëjmë edhe për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara,  i cili është  synim i yni i vazhdueshëm”ka theksuar Osmani.

Lexo edhe:
Kurti u drejtohet qytetarëve me video-mesazh pas situatës së rënduar me COVID-19

Më tej, Osmani ka theksuar se Kosova sikurse edhe gjithë globi po përballet  me valën e re të Covid-19, duke shfaqur shpresën në mbështetjen e shteteve mike për tejkalimin e kësaj situate.

Ndërkaq, ndihmës sekretari Jenca ka premtuar mbështetje të mëtejme, nëpërmjet iniciativës COVAX për ta ndihmuar Kosovën në përballje me pandeminë.

Ai ka falënderuar Kosovën për strehimin e qytetarëve nga Afganistani Jenca ka potencuar se kjo organizatë do të vazhdojë mbështetjen për Grupin punues për të zhdukurit me dhunë, sikurse edhe për fuqizimin e pozitës së grave, për të cilën gjë e ka lavdëruar  Kosovën për hapat e bërë. /Shqip.com