Rozë

Situata e tensionuar në Mitrovicë, këtë vendim merr Unikkatili

Reperi nga Kosova, Unikkatil, ka njoftuar se këngën të cilën e kishte planifikuar të publikonte e ka shtyrë për javën e ardhshme.

Unikkatil, përmes një postimi në Facebook, tha se arsyeja e shtyrjes është një rast i vdekjes dhe situata në Mitrovicë.

Ndërkaq, në vend të saj, reperi ka njoftuar se do të publikojë, siç thotë ai “diçka më të thellë”.

“Kënga tjetër të shtunën! Arsyeja që vendosa me e shty është se ai projekt në plan nuk mu duk adekuat për shkak të gjendjes n’Mitrovicë (si dhe prej nji rasti vdekje) e ne vend të saj vendosa me publiku diçka më t’thellë. Kjo nënkupton që edhe tjera vijnë mbas kësaj”, ka shkruar reperi.

/Shqip.com