Lajme

Situata aktuale në veri është e qetë

Pas një mbrëmje të tensionuar në pjesën veriore të vendit, mëngjesi i së shtunës është i qetë, raporton ekipa e mediumit shqip.com nga vendi i ngjarjes.

Në këtë komunë, e banuar me shumicë serbe, mbrëmjen e 9 dhjetorit, tek lagjja “Tri Rrokaqiejt”, janë dëgjuar shpërthime, por pa pasoja në njerëz.

Kjo gjendje ka radhë si pasojë e tensioneve të krijuara në vazhdimësi nga sulmet me shok-bomba dhe së fundmi edhe plagosja e një zyrtari policor, janë arsyet se mbajtja e zgjedhjeve në veri në këto rrethana është e pamundur.

Ndryshe, mundësia për shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të vendit tashmë ka mbetur në vlerësimin e institucioneve të sigurisë, se a mund të sigurohet procesi zgjedhor në katër komunat veriore.

/Shqip.com