Rozë

“Sinqeriteti yt është keqpërdorur, nuk të duhet fitorja”, reagon motra e Fifit

Fifi me Edonen

Këngëtares nga Ferizaj, Filloreta Raci gjatë spektaklit të brendshëm në Big Brother i është përkeqësuar gjendja shëndetësore me që rast i ka renë edhe të fikët.

E gjithë kjo ndodhi për shkak të një debati që kishte me opinionistën, Belvina.

Kjo e fundit i tha Fifit që të mos ndërhyjë mes lidhjes së Sarës dhe Pajtimit dhe se gjithë këtë po e bën për vëmendje.

Pas kësaj , Edona motra e Fifit në një postim në Instastory se këngëtarja është njeriu më i drejtë me zemrën më të madhe dhe se sinqeriteti i saj po keqpërdoret.


“My strong sister. Më fal që nuk jam aty ta mbaj dorën dhe të të them se je njeriu më i drejtë dhe me zemrën më të madhe dhe sa keq më vjen që sinqeriteti yt është keqpërdorur aq shumë. U luta shumë të thuash se dua të dal, për të vetmen arsye se me ka marr malli shumë për ty dhe u gëzova që nuk e the se e di që do të reflektosh dhe do i bindësh të gjithë se je një shpirt artisti”.

Ajo ka thënë se Fifit nuk i duhet fitorja para shëndetit.

Është e vërtetë se nuk të duhet fitorja e Big Brother përpara shëndetit tënd, po është diçka që do e kalosh. Ke kaluar shumë sfida më të rënda dhe jam e bindur se do e përballosh këtë. Të dua shumë”, shkruan ajo.


Pas gjithë kësaj, Fifi ka vendosur që të mos largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe të vazhdojë rrugëtimin e saj.

Ndryshe të nominuarat për këtë javë janë: Fifi, Einxhel dhe Semi./SHQIP.com