Rozë

“Single dhe më i lumtur se kurrë”, Fisnik Syla reagon pas pyetjeve të shumta për Fjolla Morinen

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla

Me sa duket çifti i famshëm i estradës, Fisnik Syla dhe Fjolla Morina, e kanë përfunduar lidhjen e tyre.

Martesa e tyre është përfolur shumë kohëve të fundit, dhe ka pasur aludime për ndarjen e tyre, mirëpo asnjëri nga këta të dy nuk kanë dhënë përgjigje.

Kjo e tëra ishte deri të hënën ku Fisnik Syla më në fund reagoi në Instagramin e tij privat.

“Pas shumë pyetjeve dhe interesimit të juaj, do të ju përgjigjem: Single dhe i lirë si zogu dhe më I lumtur se kurrë” – ka shkruar Syla në një foto të postuar në InstaStoryn e tij.

E për ndarjen e tyre thuhet se faktor kyç ishte skandali i çiftit me një agjension turistik ku dyshohet se Fisniku nuk e ka paguar një borxh tek ta. /SHQIP.com