Lajme

Sindikata kërkon dënimin e merituar ndaj personit që sulmoi policin në Suharekë

Policia e Kosovës.

Sindikata e Policisë së Kosovës ka kërkuar dënimin e merituar ndaj atyre që sulmojnë zyrtarët policorë, përcjell Shqip.com.

Përmes një komunikate, SPK-ja ka reaguar pas sulmit me thikë të një polici të hënën në Suharekë.

Lexo edhe:
Sulmohet me thikë në kokë një polic në Suharekë

Sipas Sindikatës, sulmet ndaj zyrtarëve policor janë shpeshtuar, gjë që po ndodh nga persona që kanë të kryera vepra të ndryshme penale.

“Një rast i tillë ndodhi me datë 10.01.2022 në Suharekë, ku nga një i dyshuar për dhunë në familje, recidivist i veprave penale, gjatë intervenimit sulmohen zyrtarët policor të cilët marrin lëndime të rënda  trupore.

Prandaj, për këtë rast dhe për shumë raste tjera të sulmit ndaj zyrtarëve policor, kërkojmë nga organet e drejtësisë  që për të gjithë ata që ngrenë dorë kundër Policisë së Kosovës të veprohet sipas Ligjit. Veprimet e organeve të drejtësisë në bazë të ligjit dhe sanksionimit të të gjithë atyre që sulmojnë policin do të ishte preventivë për parandalimin e sulmeve ndaj zyrtarëve policor”, thuhet ndër tjerash në njoftim./SHQIP.com